“Malli i motrave”, kënga për motrat në kurbet

SHOWBIZ

Shumë shtetas të Kosovës ndodhen në kurbet prej vitesh.

E malli për ta nuk ka të sosur, shkruan portali arbresh.info

Për këtë mall kanë realizuar këngë dyshja e motrave Aida dhe Argjenda Doçi.

Me tekst e muzikë nga Fatmir Muja, orkestruar nga Agon Neziri e me producent FM Production & FM Network, kënga prekë thellë zemrat e të gjithëve.

Ky është teksti i këngës./arbresh.info/

MALLI I MOTRAVE

Sa kanë gjethe pemët zemra është mërzitë
Për motrën n’gurbet që me të jam rritë
Ah sa kisha dashtë bashkë ditën me nisë
Me ty motra ime, ambëlsia e shpisë

Çdo ditë të kam motër në lutjet e mia
Me trup jam n’gurbet, me shpirt jam te shpia
Një vend mbetet zbraz’t sa herë e shtroj sofrën
Zjarri nuk po u digjka si mota për motrën

Ref.

Si syni me lotin
Si lutja me Zotin
Sado që jem’ larg
Afër jemi prapë

2.

Sado me na nda fatet e kësaj bote
Zemra ime mbetet, ku është zemra jote
Kur u largun trupat, shpirtrat mbeten bashkë
Se zemrat e motrave janë ba për me u dashtë