Mehmeti: Ja nga kush do të sulmohet fort Albin Kurti nëse fiton

LAJME

Analisti shqiptaro-maqedonas, Kim Mehmeti, duke bërë një koment në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel në Kosovë, tha ndër të tjera se në rast të një fitoreje të pritshme, Albin Kurti do të përballet shumë ashpër me një tufë hajnash, të cilët, sipas tij, do ta sulmojnë me çfarë do lloj mënyre.

Shkrimi i tij:

‘Ndoshta është e sigurt që shumica e popullit mezi pret ta votojë Albin Kurtin, por mos harroni që bindja ime është se nuk janë të paktë edhe ata që mezi presin ta pengojnë.

Ata që kanë përcellë debatet televizive parazgjedhore në Kosovë, kanë mundur të vërejnë se Kosova është marrë peng nga mendësia se hajni i partisë sime është një hajni i mirë.

Kosova në një mënyrë prodhoi një shtresë zhvatësish që thithën gjakun e saj, dhe jo si shushnjat që thithin gjakun e keq, por gjakun më të mirë, atë të rinisë kosovare.

Dhe kjo është ajo që Albini ka arritur ta pasqyrojë në popull, ta shpalosë, që ata ndjejnë.

Këta mbrojtës së hajdutëve të partive të veta, më së shumti ndihmuan popullin e Kosovës, që ishin vetëm në një mjegull, që ta bënin të dukshme bojën e hajnisë. Dhe mendoj që janë disa elementë që e bëjnë Vetëvendosjen, dhe kryetarin e saj simbol të së mirës në Kosovë.

Ardhja e Kurtit në krye të Kosovës, do të jetë vetëm një betejë e fituar kundër atyre që e trajtuan popullin si një kope lehtësisht të manipulueshme, që lehtë mund ta lëshonin të kulloste në varfërinë e saj.

Fitorja me votë nuk do të jetë as çereku sipas meje i fitores për ta çliruar Kosovën nga zhvatësit e saj dhe zëdhënësit e sa mediatikë. Këta të fundit do përdorin të gjitha mundësitë për të penguar Vetëvendosjen dhe për ti dëshmuar popullit se sa kanë gabuar që kanë zgjedhur Kurtin.

Unë mendoj se Albin Kurti e ka kuptuar se Kosova duhet ta bëjë rrotullimin rreth vetes dhe të bëjë konsolidimin si shtet. Nuk ka rëndëësi se çfarë emri i propozon Vetëvendosje qeverisë së saj, sepse çfarë do që të propozojë Vetëndosja, është e kritikuar.

Armiku më i madh i Albin Kurtit do të jetë pritshmëria e madhe, ku mendohet se në katër vite do të mund të rregullojë të gjithë destruktivitetin e këtyre 30 viteve. Këta njerëz do e sulmojnë Vetëvendosjen deri sa të kenë mundësi dhe të realizojnë qëllimet e tyre.’