Mehmeti tregon arsyet: Ja pse Albin Kurti është i rrezikshëm për Baton Haxhiun

LAJME

Baton Haxhiu, në njërën nga debatet politike lidhur me zgjedhjet e së dielës që do të mbahen në Kosovë, ka deklaruar se Albin Kurti nuk duhet t’i fitojë zgjedhjet, pasi sipas tij, Albini është i rrezikshëm.

“A i duhet Kosovës ndryshimi? Po Kosovës i duhet, por a duhet që ky njeri të fitojë zgjedhjet në bindjen time jo. Ky është i rrezikshëm në diskurs, i cili ka sjellë Kosovën në përplasje. Ai është njeri, i cili nuk bën kompromise në asgjë. E kemi provuar në 50 ditë”, ka deklaruar Baton Haxhiu.

E analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot” ka treguar arsyet pse Albin Kurti është i rrezikshëm për Baton Haxhiun dhe sojin e tij.

“Sigurisht se Albini është i rrezikshëm, edhe unë pajtohem me Batonin. E kuptoj gjendjen e Batonit, frikën e ankthin e tij. Albini është i rrezikshëm për oligarkët, për sojin e Batonit që nga prapaskena e luan lojën e politikes. Është mësuar Batoni me Hashimin, me Albinin nuk i shkojnë lojërat, intrigat. Albini i është i rrezikshëm për kriminelët, kapësit e shtetit, oligarkët, kupolën e krimit etj”, ka thënë analisti Mehmeti.

Mehmeti shton se me fitoren e Kurtit, në Kosovë mer fund roli i Baton Haxhiut në politikat qeverise.

“Batoni më s’do ketë rol në qeverisje, humbja e benefiteve të shumta është arsye që e shqetëson Batonin. Fitorja e Albinit në Kosovë dhe Lulit në Shqipëri shënojnë fundit e ndikimit të Batonit në politikat e qeverive shqiptare, dhe favoreve në këtë drejtim”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.