Mërgimtarit i vidhet vetura luksoze Audi A6 në Komoran: Nëse e shihni lajmëroni në këtë numër

LAJME

Mërgimtarit i vidhet vetura luksoze Audi A6 në Komoran: Nëse e shihni lajmëroni në këtë numër

Një veturë luksoze e tipit Audi A6 është vjedhur sot në rreth orës 17:00 në Komoran, shkruan Gazeta Metro.

Lajmi për vjedhjen e tij është bërë i ditur në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, ku edhe janë publikuar fotografi të veturës së vjedhur.

“Sot është vjedhur kjo Audi A6 në Komoran tek Viva Fresh rreth orës 17:00”, thuhet në postim

Personi që ka publikuar ka thënë se kushdo që e sheh ta lajmëroj Policinë ose pronarin në 045601640.

Më poshtë keni fotografitë e veturës së vjedhur, e cila është me tabela të Gjermanisë. /gazetametro.net