Mevlani refuzon Sarën në takim, Antonela çohet dhe e puthë

LAJME

Mevlani ka habitur të gjithë duke refuzuar Sarën në takim. Gjatë puntantës së sotme, Sara e kishte radhën të bënte përzgjedhjen për takimin e radhës.

Ajo zgjodhi Mevlanin, por ky i fundit e refuzoi menjëherë, duke treguar edhe arsyet se përse po e bën këtë.

“Nuk e pranoj, e falënderoj për zgjedhjen që ka bërë. Që të jemi të qartë, për momentin unë vet jam konfuz mes dy vajzave në radhë të parë, për puthjen nuk e gjykoj, por ajo tha ka nisur të më kriset zemra, e mos t’ia prish ato krisjet. Nëse prishen ato krisjet do të ketë një takim me të”, u shpreh ai.

Ndryshe, ajo që mori gjithë vëmendjen ishte Antonela, e cila menjëherë u drejtua tek Mevlani dhe ia dha një puthje në faqe.