“Mijalkovi nuk do të qëndrojë në bu*rg”

LAJME

Në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale “Target-Fortesa” që ka të bëjë me skandalin e përgjimeve ilegale.

Në këtë rast ku të akuzuar janë 12 persona është shpallur dënim me 67 vjet bu*rg.

Gazetari Hamit Harkullahi shkruan:

Jam i bindur se Mijallkovi nuk do qendroje ne bu*rg, me shume se dy muaj. Pas ankeses, lenda do kthehet ne ri gjykim. Ai do shpallet i pafajshem, nderkohe qe LSDM, nuk do jete me ne qeveri, pasi nuk do mund te merr vota shqiptare se i mashtroi me deshmite per rastin Monstra, ndersa as votat qe ia siguronte Sashoja, tani me nuk do i kete.

Prej tyre, me nga 15 vjet bu*rg janë dënuar ish agjentët në arrati Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski me 12 vjet bu*rg ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov me 6 vjet bu*rg është dënuar Toni Jakimovski me 4 vjet bu*rg ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe me 3 vjet bu*rg Nadica Nikoliç.

Me nga dy vjet bu*rg me kusht nëse nuk e përsëritin veprën janë dënuar: Valentin Varelo, Marjan Sumunikovski, Silvana Zlatkova, Vasil Isakovski dhe Valentina Simoonovska.