Milaim Zeka e quan “rrence” Vjosa Osmanin: Më përpara e votoj Simiqin që eshtrat e nënës m’i han

LAJME

Milaim Zeka e quan “rrence” Vjosa Osmanin: Më përpara e votoj Simiqin që eshtrat e nënës m’i han

Ish deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke e goditur presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin për një deklaratë të dhënë në Mitrovicë.

Osmani kishte deklaruar se “tokat në Mitrovicë” janë të “stërgjyshërve tanë”, ndoshta duke pasur për referencë etninë shqiptare në Kosovë.

Kjo është një deklaratë natyrisht e papranueshme për një presidente që përfaqëson të gjitha etnitë në Republikën e Kosovës, raporton Periskopi.

Milaim Zeka e ka parë deklaratën prej një perspektive tjetër, e në të cilën konsideron që Osmani ka sulmuar ndonjërin prej personaliteteve si Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Nexhat Daci e Hashim Thaçi.

“Dje, Vjosa Osmani, ne nje takim ne “Kodren e Trimave”, ne Mitrovice, deklaroi: “Keto toka jan te stergjysherve tane, e jo toka te Rankoviçit sikur i kane paraqitur disa”!

Nese Vjosa ma argumenton se nje gje te tille kane Folur Rugova, Qosja, Daci, apo Thaçi, une publikisht kam me votu ate. Perndryshe, ma e para e votoj Goran Simiqin, per te cilin e di qe eshtrat e nanes te zhdukur mi hane, se sa nje rrence, e cila permes rrenave don me ardhe ne pushtet.” – shkruan z.Zeka.

Ky është statusi i plotë i tij:

Vjosa Osmani me rrena po don me ardhe ne pushtet

Dje, Vjosa Osmani, ne nje takim ne “Kodren e Trimave”, ne Mitrovice, deklaroi: “Keto toka jan te stergjysherve tane, e jo toka te Rankoviçit sikur i kane paraqitur disa”!

Nese Vjosa ma argumenton se nje gje te tille kane Folur Rugova, Qosja, Daci, apo Thaçi, une publikisht kam me votu ate. Perndryshe, ma e para e votoj Goran Simiqin, per te cilin e di qe eshtrat e nanes te zhdukur mi hane, se sa nje rrence, e cila permes rrenave don me ardhe ne pushtet.

Qe 20 vite permes rrenave ka ngece Kosova ketu ku eshte. Boll ma. Nuk kemi nevoje per rrenat e Vjosa Osmanit…!!!

Krejte dhe Drejte!