“Mjaft luajte me mua”, Dhurata Ahmetaj sapo konfirmoi ndarjen nga Xherdan Shaqiri (FOTO LAJM)

SHOWBIZ

Këngëtarja, Dhurata Ahmetaj dhe futbollistit Xherdan Shaqiri prej kohësh kanë qenë pjesë e mediave rozë të cilat kanë përfolur një lidhje dashurie mes tyre.

Shkak për këto aludime janë bërë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve për “Prive”, Xherdani është arsyeja kryesore e këtyre udhëtimeve.

Madje, të njëjtat burime treguan se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët. Ata po mbanin një lidhje në distancë, megjithatë kishin gjetur një mënyrë si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit. Xherdani, i cili jeton në Londër vizitonte shpesh Shqipërinë, megjithatë udhëtimet më të shpeshta po i bënte Dhurata. Gati çdo muaj ajo shkonte në Londër për të takuar partnerin e saj.

Mirëpo, së fundmi po thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. “Panorama Plus” ka treguar se teksa këngëtarja ndodhej me pushime, ylli i Liverpool ndodhej ende në Angli.