Molliqaj pyet Kurtin: Sa kushtoi liria zotëri kryeministër?

LAJME

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë disa akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti

duke thënë se i ka munguar guximi në lu. ftë, ndërsa pas lu. ftës po kalkulon me vota dhe nuk po e mbron lu. ftën e drejtë të UÇK-së.

“Sa, sa, sa? Sa humbim e sa fitojmë janë numrat që mblidhen e shumëzohen me lapsin e pushtetit. Çdo gjë është numër në fund. “Sa kushton” është po e njëjta logjikë e fjalisë “matu me votë”. Çdo gjë e zbritur në regjistrin e shfrytëzimit. Ky është Kurti dhe kështu duket “periudha e tij”. Aspak autentike, por megjithatë e dëmshme. Liria nuk ka çmim, e megjithatë Kurti e përbiroi në sitën e përfitimit, duke dëshmuar për të satën herë se ai ishte kundër çlirimit të ar. matosur. Në intervistat para lu. ftës ai shprehet kundër dekolonizimit si një akt i dhu. nshëm, në ndërkohë që kishte ndodhur lu. ftë në Bosnje e ma. sakër ndaj popullatës vendore atje, nga ushtria Serbe.

Tek Kurti përvidhet logjika e nënshtrimit, por për petkun e guximit është treguar i kujdesshëm, deri më tani”, ka thënë Molliqaj.

Tutje ai thotë se Kurti kalkuloi kur nuk iu bashkua UÇK-së.

“Ai e bëri kalkulimin atëherë, prandaj nuk ju bashkua lu. ftës me tërë qenien e tij. Ai kalkulon sot, prandaj nuk mbron UÇK-në me tërë pushtetin që ka. Të lu. ftojmë apo të mos lu. ftojmë? – Kjo nuk ishte asnjëherë dilemë për ushtarin/en e Ushtrisë Çlirimtare. T’i mbrojmë ose jo ata/ato është kalkulim, por edhe besim. Pozicionim politik në histori. Madhështisë së ardhjes së Kurtit në pushtet i doli boja- ra lavdia. Atëherë, sa kushtoi liria zotëri kryeministër?”, shtoi ai.