Muja i përgjigjet Tahirit: Nuk kam shitur licenca universitetesh, gjykata i ka rrëzuar ato dyshime

LAJME

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Armend Muja do duhej të ishte në burg pasi ka shitur licenca të universiteteve private.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk ka asgjë personale me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin por ka shkruar një status kundër Tahirit për shkak se e do fushën e arsimit.

“Abalardi mjerisht ka qenë ministër i Drejtësisë dhe sot është Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së me atë nivel të analfabetizmit…E konsideroj mjerim të përzgjidhet në ato poste kur nuk e ka kaluar as testin e drejtshkrimit”, deklaroi Muja në Debat Plus.

Sa i përket procesit gjyqësorë ndaj meje, kam respektuar çdo dyshim që është ngritur dhe jam i gatshëm të përballem me ato dyshime. Gjykata i ka shpallur të pabazuara ato dyshime por unë kam dyshime se vet zoti Tahiri në përpjekje për t’i kapur ato agjencione më ka implikuar edhe mua”, ka deklaruar Muja.