Nga maskat e shtrenjta deri te ato të bëra me bukë, ky është vendi ku do të gjeni maskat më të çuditshme

KURIOZITETE

Duke patur parasysh situatën e pandemisë të cilën jemi duke kaluar, aksesori i pandashëm i përditshmërisë tonë tashmë janë maskat. Për këtë arsye edhe stilistët e njohur janë frymëzuar për të stiluar llojë të ndryshme maskash.

Mirëpo diçka e pazakontë është duke ndodhur në shtetin perëndimor Indian , Guajarat, aty mund të gjejmë maska në vitrinat e dyqaneve por edhe në një pjatë restoranti.

Njerzit kane filluar të stilojnë maska me diamantë dhe gurë të çmuar. Çmimi i një maske mund të shkojë deri në 2000 dollarë.

Por nuk është vetëm ky opsion unik banorët e këtij vendi i’u japin mundësinë të provoni dhe maska të bëra nga buka e sheshtë.