Nga Vetëvendosje te minoritetet, lista e deputetëve që do të jenë në Kuvendin e ri të Kosovës

LAJME

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet për kandidatët për deputetë dhe Lëvzija Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë.

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në listën e LVV-së me mbi 300 mijë vota.

Ndërsa janë pesë kandidatë nga Lista Guxo e Osmanit që kanë arritur të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës: Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Daorsa Kica.

1-5
2-3
Këta janë deputetët e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 148. 295 vota ose 16.9%, vota këto që ia sigurojnë 19 ulëse.

Më së shumti vota ka marrë Enver Hoxhaj me gjithsej 100.518 vota. Pastaj tij, Uran Ismaili me 26.748 vota, Bedri Hamza 24.033 vota, Mergim Lushtaku 16.317 vota dhe Memli Krasniqi 15.931 vota.

Kjo është lista e plotë e deputetëve të PDK-së:

PDK-DEPUTETET
Këta janë deputetët e LDK-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, është një nga 14 deputetët e LDK-së të cilët do të jenë pjesë e legjislaturës se tetë të Kuvendit të Kosovës.

Në të vërtetë, nga lista e LDK-së janë 15 deputetë por është edhe Behgjet Pacolli i AKR-së që kanë garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku janë në TOP 3 më të votuarit e listës së LDK-së.

20 deputetët e komuniteteve joshumicë

Lista Serbe ka marrë ose 5.06%, dhe do të ketë 10 deputetë të cilët janë Slavko Simiq me 19 728 vota, Igor Simiq, me 19 263 vota, Miljana Nikoliq me 18 348 vota, Zoran Mojsiloviq me 18 340 vota, Ivan Todosijeviq me 17 980 vota, Verica Qeraniq me 15 394 vota, Branislav Nikoliq me 14 499 vota, Milos Peroviq me 14 392 vota, Ljubinko Karadziq me 13 804 vota dhe Jasmina Dediq me 13 793 vota.

Sipas rezultateve, dy deputetë i takojnë Kosova Demokratik Turk Partisi, konkretisht Fikrim Damka me 3 783 vota dhe Fidan Jilta me 2.515 vota.

Pastaj nga Romani Inciyativa, Fadil Gashi ka marrë 1.928 vota dhe Hatixhe Dorodeviq ka marrë 713 vota.

Nga Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi ka marrë 2.310 vota.

Deputet nga Koaliciija Vakat është Brahim Shabani, i cili ka marrë 2.763 vota.

Ardijana Hodziq nga Ujedinjena Zajednica ka marrë 5.183 vota dhe Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 973 vota. Kurse, Emilija Regjepi nga Nova Demokratska Stranka ka marrë 2097 vota.

Adem Hodza nga Jedinstvena Goranska Partija ka marrë 1.375 vota.