Nuk ka ndodhur kurrë / Mamaja në pritje të binjakëve mbetet shtatzënë me fëmijën e tretë

KURIOZITETE

Një shtatzani e dyfishtë… Duket e pamundur por është e vërtetë kjo që i ka ndodhur një nënë në pritje e cila zbuloi se kishte ngjizur fëmijën e tretë ndërsa ishte shtatzënë me binjakë.

Përdoruesja e TikTok @theblondebunny postoi videon në momentin që ajo dhe partneri i saj zbuluan se do të kishin tre, jo dy fëmijë. “O zoti im!”, thërret nëna e ardhshme. “E ke seriozisht?

Ndërsa partneri i saj mund të dëgjohet duke thënë: “Kjo është një shaka e 1 Prillit, apo jo? Si mundet që një grua të mbetet shtatzënë kur është tashmë shtatzënë? Fëmijët do të konsiderohen trinjakë edhe pse janë konceptuar në një diferencë rreth 10-11 ditë.

“Dy foshnjat e para janë 10 dhe 11 ditë më të mëdha se foshnja jonë e tretë, kështu që ne e dinim menjëherë se ishte një shtatzëni e dytë,” shpjegon mamaja në një video të veçantë të TikTok. “Për të konfirmuar që ishte superfetacion, mjekët kanë bërë ekografi çdo dy javë,” shpjegon ajo.

“Foshnja e tretë ka ecur shumë mirë duke u rritur me një ritëm të shëndetshëm, vetëm 10 deri në 11 ditë prapa dy foshnjave të para që kemi.” Sidoqoftë, megjithëse foshnjat teknikisht kanë data të ndryshme të lindjes, ato janë planifikuar që të kenë të njëjtën ditëlindje.

“Megjithëse janë dy shtatzani të ndara, ato do të quhen si trinjakë sepse do të lindin në të njëjtën ditë.Ne do t’i rrisim ata si treshe, do t’i duam njësoj, por një ditë do t’u tregojmë historinë e tyre. Unë dua që ata të dinë. Është një rast kaq i veçantë dhe unik “.

Prindërit ende nuk i kanë zbuluar gjinitë e foshnjave të tyre, por janë të sigurt se nuk do të kenë një fëmijë tjetër pas këtyre treve. “Ne patëm sukses. Është shtatzania ime e parë dhe presim tre. Kështu që ndoshta do të jetë e fundit”.