Pamje të realizuara 20 vite më parë, në varrimin e Xhemajl Mustafës

LAJME

Sot janë bërë 20 vite që nga dita kur u vra zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

Mustafa ishte njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Vrasja e Xhemajl Mustafës kishte tronditur gjithë opinionin pasi që ai njihej si zëdhënësi më besnik i idealeve rugoviane.

Xhemajl Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit banesor në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në pamjet e dikurshme të realizuara nga AP, shihet edhe djali i Xhemajl Mustafës, tanimë ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa.

Besian Mustafa asokohe ishte shumë i ri, kur edhe u vra babai i tij.

Ndryshe U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi sot Xhemajl Mustafën ku tha se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për të./Lajmi.net/