Pas videos ku Bulliqi rrah qytetarin, PSD kërkon dorëheqjen e tij

LAJME

Pas videos ku Bulliqi rrah qytetarin, PSD kërkon dorëheqjen e tij
10/02/2021 | 14:56

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate ka kërkuar dorëheqjen e Shpejtim Bulliqit pas daljes së pamjeve ku ky i fundit rrah një qytetar në një spital në Podujevë.

Bulliqi shihet qartë derisa e sulmon fizikisht qytetarin nga Podujeva, përkundër që dje kishte deklaruar se kjo gjë nuk kishte ndodhur.

Rasti tashmë është paraqitur në polici, por kjo përbën dukuri shumë shqetësuese nëse tolerohet.

Natyra Kuçi nga PSD-ja ka kërkuar dorëheqjen e tij duke thënë se kjo duhet të bëhet në vazhdën e premtimeve për ndryshimin e madh.

“Ne vazhden e premtimeve per ndryshimin e madh, le te fillojnë duke e ndryshuar precedentin e tolerimit te burrave agresiv ne krye te qyteteve tona, qe i kane vene vet ne pushtet!”, ka shkruar znj. Kuçi.

Dje qytetari kishte alarmuar opinionin duke treguar se ishte kapur për fyti me thonj nga Bulliqi, i cili po ashtu e kishte kërcënuar.