Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, reagon Tahiri

LAJME

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka thënë se janë disa çështje që i bashkojnë pozitën dhe opozitën.

Në rast se opozita dhe pozita nuk bashkohen për këto çështje, Tahiri ka thënë se janë larg nga interesi kombëtar.

“Janë disa cështje që duhet të na bashkojnë, pozitën dhe opozitën. Nëse nuk bashkohemi, larg jemi nga interesat kombëtare!”, ka shkruar ajo.