Përkrahësit e LVV-së nisen me autobus nga diaspora për në Kosovë

LAJME

Disa mërgimtarë nga diaspora, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur nga Dortmundi për në Kosovë, për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Zeri.info. Një gjë e tillë u bë e ditur në “Facebook” nga Lëvizja Vetëvendosje-Qendra në Gjermani.

“U nisëm nga qyteti i Dortmund-it!”, thuhet në postim, teksa në fotografi shihen mërgimtarët para nisjes me autobus.

Zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 14 shkurt. Afati për votim nga diaspora është i hapur nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.

Derisa një numër i madh i mërgimtarëve kanë zgjedhur që të votojnë përmes postës, ka dhe prej tyre të cilët kanë vendosur që të vijnë posaçërisht që të votojnë në datën e 14 shkurtit. /Zëri