Peshkut që s’mund të notojë i vendoset pajisje e veçantë që ia mundëson notimin

LAJME

Një peshku të vogël, i cili ka një çrregullim në aftësinë për të notuar, i është vendosur një pajisje e veçantë që e ndihmon për të notuar.

Peshku i gjorë mbeti në fund të akuariumit pasi përjetoi çrregullim në gjymtyrët që ia mundësojnë notimin. Ky çrregullim ishte i patrajtueshëm me operacion.

Lexo Edhe:
Netanyahu: Me Bidenin kemi pikëpamje të ndryshme për Iranin dhe Palestinën
Pronari i peshkut kërkoi ndihmë nga profesionistët. Stacey O’Shea, e cila udhëheq një strehimore për kafshët në Wolverhampton të Anglisë, përgatiti një jelek të veçantë për peshkun duke përdorur gypa të vogël plastike, shkruan Daily Mail.

“Ai (peshku) ka jetuar në fund të akuariumit me kokë poshtë për ca kohë dhe familja e tij e dashur dëshiroi që t’i ofronte ndihmë, prandaj erdhi te ne”, tha Stacey.