Po shijon plazhet e Dubait, Luana zbulon se çka bëri në këto pushime

SHOWBIZ

Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, prej disa ditësh po shijon disa ditë pushime. E teksa ka postuar herë pas here fotografi mjaft “hot”, ajo nuk zbulonte se ku po qëndron.

Por tani Luana ka treguar se ndodhet në Dubai, ku po shijon detin, rrezet e diellit dhe jo vetëm.

Bukuroshja bionde ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se ka vizituar shkretëtirën, ku ndau me ndjekësit edhe një imazh ku kokën e kishte mbuluar me shami.