Postoi foton duke i dhënë djalit të porsalindur salcë pikante, i vjen policia tek dera

KURIOZITETE

Babai i një foshnje të porsalindur mori një vizitë nga policia pas një shakaje të postuar në Facebook.

Paul Dawson, kishte dalë me partneren e tij, Laurencia Wood dhe djalin 5 ditësh për të ngrënë jashtë kur ndodhi incidenti Pasi vogëlushi Ben u ushqye, Paul e mori djalin për ta mbajtur në mënyrë që edhe partnerja të kishte mundësi të hante ushqimin e saj.

Duke harruar që kishte ngrënë krahë pule me salcë pikante, Dawson e vendosi gishtin e tij në dorën e të porsalindurit për ta qetësuar.

Dhe, duke qenë se gishti kishte shijen e salcës pikante Beni i vogël bëri një fytyrë sa të çuditshme dhe gazmore. Por, pas kësaj familja u përball me një vizitë të policisë në shtëpi.

Babai i ri tha se ndihej shumë i zemëruar që dikush e kishte lajmëruar policinë për një shaka që nuk ishte e vërtetë. Oficerët u larguan pasi e kuptuan që nuk e kishin lexuar postimin origjinal në Facebook, por atë të shpërndarë nga të tjerët si shaka