Protestuesit e Telekomit e quajnë “hajn” Tahirin, ky u thotë: “ma hajna jeni ju”

LAJME

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, i ka fyer protestuesit e Telekomit, të cilët janë mbledhur për të protestuar para Qeverisë pasi nuk kanë marrë pagat e tetorit si pasojë e bllokimit të xhirollogarive nga “Z-mobile” për shkak të borxhit.

Gjatë kohës sa zëvendëskryeministri Besni Tahiri doli për të folur protestuesit kanë brohoritur me thirrjet “hajna”, ndërsa ai u është përgjigjur se është “njëri i ndershëm”, duke i quajtur “hajna” ata që po bëjnë këto lloj thirrjesh.

“Është temë shumë serioze, Qeveria duhet t’u japë zgjidhje dhe ne duhet të marrim këtë vendim më së largu deri nesër, për ata që po thonë ‘hajna’, po ju kqyri në sy dhe jeni ma hajna se unë krejt, unë jam njeri i ndershëm, nuk jam hajn”, ka thënë Tahiri para protestuesve që ka nxitur reagimin e tyre.