Reagon Sallahu i VV-së: PDK po nxit urrejtje ndaj Albin Kurtit, gjobitet me 8 mijë euro

LAJME

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë ditës së sotme e ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës, për nxitje të urrejtjes, ndaj kryeministrit të ardhshëm Albin Kurtit, siç thotë zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se PZAP gjobiti PDK-në me 8 mijë euro, ndërsa ka bërë thirrje që Enver Hoxha ta ndal linçimin, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Sërish PDK, gjobitet nga PZAP për NXITJE TË URREJTJES, ndaj kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti.
Kësaj radhe me plotë meritë PZAP gjobitë PDK-në me 8,000.00 (tetë mijë euro) Enver Hoxha, ndale lin çimin!”.