Reja e Ganimete Jashanicës ‘diss’ nuseve të estradës

SHOWBIZ

Ganimete Jashanica është këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore dhe mjaftë e pëlqyer nga publiku.

Dashuria e përkushtimi ndaj këtij zhanri të muzikës e ka bërë kaq të suksesshme këngëtaren e cila ka mbledhur pas vetës një numër të madh fansash.

Ganimetja është dalluar për paraqitjet e saj të këndshme dhe shijen unike të veshjes.

Ajo e ka ruajtur mjaftë mirë vetën duke u paraqitur gjithmonë bukur dhe freskët.

Edhe sot ajo ka mbetur e njejta, me plot sharm e elegancë.

E sot këngëtarja ka një ditë të veçantë.
Është ditëlindja e 53-të e saj të cilën e festoi.

Në mesin e shumë urimeve që iu dërguan në adresë të saj më i veçanti ishte nga reja e saj Kaltrina.

Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me vjehrren, teksa e ka uruar atë me fjalët më të mira.

“Kush e ka vjehrren ma te mire se temen Urime ditelindjen“, ka shkruar ajo në Facebook, fjalë këto që nxisin mbase ‘polemika’ mes rejave të estradës për vjehrren më të mirë.

Kujtojmë se këngëtarja poashtu është befasuar nga kolegët e punës, të cilët kishin organizuar një festë të bukur për të.