Reja e Shkurtës një gjakovare me marifet

SHOWBIZ

Shkurte Fejza është një prej zërave që publiku e do, e adhuron dhe veçon tej mase.

Stili i saj i muzikës, por edhe i veshjes e kanë bërë që të jetë një emër me influencë në tregun muzikor.

Ka plot 45 vite karrierë të mbushur me këngë, videoklipe e bashkëpunime të shumta, duke mos ndier lodhje për të paktën një herë te vetme.

Edhe Shkurte Fejza si shumë fytyra të estradës shpesh është përfolur edhe për raportet me renë e saj Erzën.

Ndryshe, prej rejave tjera që ekspozohen çdo orë e minutë në rrjetet sociale bukuroshja gjakovare në këtë mes është më e tërhequr.

Postimet e saja në rrjetet sociale janë kryesisht të datave të largëta, të parafundit e ka të postuar me datën 7 korrik kurse të fundit me 29 dhjetor.

Për tu habitur pak sa, përderisa jetojmë në epokën digjitale si mund t’iu rezistojë rrjeteve sociale.

Apo mbase siç thotë edhe populli ‘një nuse plot marifet’./Kosovarja/