Shqipëria i kërkon Sllovakisë hapjen e një Zyre Ndërlidhëse për Kosovën

LAJME

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur në Tiranë homologun sllovak Ivan Korcok, me të cilin ka folur edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka bërë të ditur se i ka kërkuar kryediplomatit sllovak që të hapë një zyrë ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë.

“I propozova kolegut tim që të hapë një Zyrë Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Bratislavë, si një shenjë pozitive në mbështetje të procesit të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet në një postim të ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë në Twitter.

Sllovakia është një prej 5 vendeve të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.