Shqiptarët e Palestinës me apel: Mos hapni ambasada në Jerusalem, por hajdeni në Palestinë!

LAJME

Të vendosur në Palestinë, sipas disa gojëdhënave, gjatë ekspeditës së Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Ali Pashës, sundimtarit të Egjiptit, e sipas disa gojëdhënave nëpërmjet ushtrive të Shtetit Osman, e vetmja gjë që i ka ngelur familjes Arnavut trashëgimi nga historia është mbiemri, që ka kuptimin e atdheut të tyre të dikurshëm, me të cilin ata kanë dëshirë të kenë kontakte.

Familja Arnavut jeton në Kuds dhe Akka, qytetet më të rëndësishme të Palestinës historike, djepin e civilizimeve, i cili krahas arabëve dhe hebrenjve, ka strehuar edhe kurdë, turq dhe çerkezë.

Shqiptarët palestinezë, numri i të cilëve është afërsisht 550, kanë marrë traditat dhe zakonet e tokave të shenjta ku kanë jetuar për më shumë se 200 vjet, dhe ata thuajse janë njësuar me shoqërinë arabe palestineze.