Ska virus: Labi nga java tjetër fillon me mbrëmje muzikore

LAJME

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Labinot Tahiri-Labi, nga java e ardhshme do të filloj me mbrëmje muzikore. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, teksa ka thënë se kushdo që infektohet me koronavirus le të izolohet në shtëpi.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajt dhe në të gjitha lokalet e Kosovës!. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasoj e fushatës.

Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat na i shtuan rastet! Pa punë nuk po shkon, duhet me sakrifiku e me ju qu në shtëpi fëmijëve shembull me hangër e me pi e me ju ble libra…”, ka shkruar ndër të tjera Labi.

Labi në Instagram ka ndarë me ndjekësit video nga perfomancat e tij me këtë mbishkrim: “ZOT, faleminderit për këto tela të zërit tim, që mi bëre të mi dëgjojë i madh e i vogël. Me dashuri për ju”.