Speciale/ Udhëtojnë 2500 km për të votuar Albin Kurtin më 14 shkurt: Do e nxjerrim prej balte Kosovën!

LAJME

Nuk i ka ndalur as pandemia e as largësia nga Kosova.

Të organizuar kanë marrë rrugën drejt vendlindjes, atje ku në 14 shkurt do të ushtrojnë të drejtën e votës.

Pasi kanë përshkuar mbi 2 mijë kilometra, mbrëmjen e së enjtes, 6 autobusët me emigrantët që jetojnë në Gjermani mbërritën në pikën kufitare të Muriqanit.

“Kemi bërë më 2500 kilometra rrugë për të votuar për ndryshim”

“Mërgata është djeg për Kosovën por sërish nuk na dhimbset. Kemi ardhur prej Gjermanisë prej Skandinavisë “

Mbështetës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ata janë besimplotë se ka ardhur dita e ndryshimit të madh për Kosovën, prandaj i besojnë sloganit “Krejt drejt”.

“Jemi krejt të organizuar. Jemi duke ardh për Albin Kurtin.”

“Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Duhet të jetë fitore sa më e madhe që të mos kemi koalicion. Kemi ardhur nga mergata të votojmë për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.”

“14 shkurti është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Kosovën ” thonë ata

Në Muriqan pati edhe nga ata që i mikpritën ndryshe, duke u kujdesur ti sjellin ushqim e ujë, pasi rruga e gjatë ka pasur efektin e vet.

“Do e nxjerrim prej balte Kosovën.”

Festa i ka shoqëruar gjatë të gjithë rrugës, ashtu si edhe peripecitë, pasi siç tregojnë jashtë kamere, në Mal të Zi janë ndëshkuar me 3 mijë euro gjobë.

Por e quajnë asgjë përballë misionit që ka vota e tyre.