Sulstarova: Kurti s’ka asnjë pengesë për tu bërë Kryeministër

LAJME

Kosova voton nesër për të zgjedhur kryeministrin dhe parlamentin e ri.

Enis Sulstarova, kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për Ora News thotë se nesër Kosova hap një etapë të re dhe e ardhmnja u takon politikanëve të ri si Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Sulstarova: Ky moment është një lloj shansi për të kthyer një faqe të re në historinë e atij shteti por edhe kombit shqiptar në përgjithësi. Dihet fituesi, sigurisht votimi do të bëhet nesër, por sondazhet dhe entuziazmi popullor tregojnë se fitues do të jetë Vetëvendosje.

Ajo që nuk dihet është shkalla e fitores që do të përcaktojë të ardhmen qeverisës të Kosovës. Unë besoj se numrat do të jenë të lartë dhe Kosova do të ketë një qeveri stabël për katër vitet e ardhshme. Në një farë mënyrë do të kthehet në normnalitet. Nëse gjithçka do të zgjidhet sikurse duhet të zgjidhet.

Sipas tij, koha e politikës dhe politikanëve të vjetër ka skaduar.

Sulstarova: Në Kosovë humbësit janë duke e parë që sundimi i tyre mbi Kosovën po merr fund. Klika e politikanëve dhe partive që kanë sunduar derti tani PDK, LDK, AAK, po e shikojnë që po dalin jashtë loje. Politikanët e vjetër, një pjesë janë dërguar në Hagë dhe pjesa tjetër po e shijon që u ka skaduar afati dhe e ardhmja u takon politikanëve të rinj si Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Duke dashur të mos dalin nga skena ata po bëjnë retorikën e fundit por që nuk ka për tu ndihuar në afatgjatë. Dalja në opozitë e këtyre partive shpresoj tu japin një frymëmarrje për të nxjerrë më të mirën e mundshme sepse janë parti që u ka ardhur koha e skadimit.

Edhe pse nga KQZ nuk është certifikuar për të qenë pjesë e listës së kanduidatëve për depuytetë, Sulstarova thotë se Kurti nuk ka asnjë pengesë për të marrë karrigen e Kryeministrit.

Sulstarova: Kurti është në listat e votuesve dhe nesër qytetarët do të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe numrin një, Albin Kurtin. Ndoshta nuk do të jetë anëtar i parlamentit por nuk ka asnjë pengesë ligjore të bëhet Kryeministër. Do të jetë kryeministër i Kosovës, Albin Kurti. Vendimi i KQZ ishte skandaloz, i porositur politikisht. Por ne e respektuam por kjo nuk e pengon që Albin Kurti të jetë Kryeministër.