Tahiri: Kurti ta shkarkojë sa më parë Donika Gërvallën, flet si pasardhësi i kasapit të Ballkanit

LAJME

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë para mediave pas tensioneve në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shkarkojë kryediplomaten Donika Gërvallen.

Ai e ka quajtur Gërvallën ministre të papërgjegjshme që denigroi luftën e UÇK-së,

“Ishim dëshmitarë të një angazhimi të Ministres që vazhdoi ta fynte luftën e UCK-së, i fyjti viktimat që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, i ka fyer të gjitha gratë e dhunuara, pra ajo sot e ka fyer sakrificën më të madhe të kombit shqiptar”.

“Kërkojmë nga Kurti që sa më shpejtë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme që denigron pjesën më të ndritur të historisë tonë kombëtarë. Ajo përfaqëson Kosovën dhe kur flet me narracionin që është ndërtuar në Beograd, kjo është vërtetë shqetësuese”, ka thënë ndër të tjera ai në konferencë për media.