Tri gjëra të rëndësishme që kërkon ai në shtrat (dhe nuk i dije)

KURIOZITETE

Këto tri pika kyçe nuk kanë të bëjnë as me truket, këshillat apo kënaqësitë seksuale, madje as për rolin e udhëheqësit në krevat.

Këto janë këshilla serioze për një marrëdhënie, madje nga ato që shumë femra i ndeshin çdo natë me partnerët e tyre, por kanë frikë t’i pranojnë, shkruan Blitz.

Dhe nëse ia plotëson dëshirën partnerit çdo natë, do të ndryshosh të gjithë jetën dinamike seksuale, madje intimiteti mund të shkojë deri në nivele shumë të larta kënaqësie.

Lëre dritën ndezur

Ai do të të shohë. Të zhveshur. Plotësisht të zhveshur. Do të të admirojë çdo pjesë tënden dhe do të të vlerësojë për atë që je. Sa më shumë që shqetësohesh për të fshehur joperfeksionin tënd apo gjithçka mendon për të metat që ke, më shumë e largon veten nga ai dhe krijon pengesa në komunikimin seksual.

Jepi mesazhe të sinqerta dhe me zë

Të gjitha e dimë. Je e shqetësuar se si do të mendojë dhe nëse do të të kritikojë. Apo që do të thotë diçka që do ta prishë të gjithë ‘lojën’.

Në fakt, ai ka për qëllim të dijë cila është e vërteta dhe nëse është që ai duhet të tregohet më i dashur, sërish duhet ta dijë këtë. Ai do të tregojë se mund të jetë më i dashur nëse ti do t’ia kërkosh këtë gjë, ndaj tregohu më e hapur dhe mos e ndrydh veten.