U ndanë 5 muaj pasi u bënë prindër, Fero shan publikisht Arbenitën?!

SHOWBIZ

Fero dhe Arbentita, çifti shumë i dashur nga publiku i dhanë fund martesës 5 muaj pasi u bënë prindër për herë të parë. Arsyeja nuk është bërë ende me dije, por mes dyshes vihet re se ka tensione, pasi kanë nisur thumbimet e para. Së fundmi, Fero ka publikuar në rrjetet sociale një video të shoqëruar me këngën “I don’t f*** with u”.

Kënga, e kënduar nga “Big Sean”, njihet si dedikim për ish-at, prandaj ndjekësit e kanë marrë si thumb për modelen. Mirëpo, asgjë nuk është konfirmuar ende nga dyshja dhe Arbenita nuk ka reaguar deri më tani rreth fjalëve për ndarjen.