Valentina bukuroshja nga Ferizaji që iku pa lamtumirë

LAJME

Valentina Ibrahimi është 24-vjeçarja nga Ferizaji që para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute.

Ajo nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe vdiq sot.

Ajo ka vdekur në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtim mjekësor, shkruan “Kosovarja”.

Valentina, ishte një vajzë e re shumë ambicioze, e pashme dhe tejet e dashur nga shoqëria dhe rrethi, të cilët shprehin fjalët më të bukura për vajzen që dikur shkëlqente kudo.

Sot, Ferizaji e Kosova priti me dhimbje të thellë lajmin për vajzën me sy si qielli, për të cilen të gjithë u angazhuan të mblidhnin fonde për shërimin e saj.

Ngushëllime familjes!