Vazhdon numërimi, ky është rezultati i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

LAJME

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

KlanKosova.tv ka siguruar një fotografi nga numërimi i mbrëmshëm ku edhe në këto vota Lëvizja Vetëvendosje prinë për dallim të partive tjera politike.