Vetëm në Australi: Koala bllokon autostradën, shkakton aksident e prishi 5 vetura

KURIOZITETE

Një koala është shpëtuar pasi shkaktoi një aksident mes pesë makinave në Australi të Jugut gjersa përpiqej të kalonte një autostradë me gjashtë korsi, transmeton Realiteti. Policia tha se përplasja me trafikun e rëndë të hënën në mëngjes në qytetin e Adelaidës shkaktoi disa lëndime por askush nuk kërkoi trajnim mjekësor.

Shpëtimtarja e saj tha se ajo doli nga makina për të hetuar së çfarë e kishte shkaktuar ketë grumbullim. Nadia Tugwell, më pallton e saj në dorë, u bashkua me një të huaj duke shtrënguar një batanije në një përpjekje për të kapur atë. Një ndarës i autostradës prej betoni kishte bllokuar kalimin e koalës.

“Koala absolutisht nuk u dëmtua në asnjë mënyrë”tha Tugwell. “Ishte shumë aktive, por mjaft e qetë”.

Koala ishte në gjendje te ngjitej nga bagazhi në timonin e saj, kur Tugwell u ndal në një stacion karburanti për t’ia dorëzuar kafshën shpëtimtarëve të botës së egër.

Ajo tha se koala lozonjare qëndroi disa kohë në timon sikur donte të thoshte lë të vazhdojmë me makinë. Njerëzve në Australi siç duket nuk i’u bëri përshtypje aksidenti zingjiror që ndodhi, vetëm që ta shpëtojnë koalan që e dërguan në mjedisin e saj.