Vetëvendosje po ‘fundos’ partitë e tjera me votat e diasporës

LAJME

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numrin e votave të diasporës, shkruan Gazeta inFokus.

Nga numërimi i 597 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka deklasuar partitë e tjera, duke marrë 452 vota apo 75,71%.

LDK renditet e dyta me 69 vota, kurse AAK e treta me 43 sosh, ndërsa PDK ka marrë vetëm 28 vota.

KQZ ka bërë të ditur se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime nga diaspora që do të numërohen në QNR.