Vjosa Osmani: Me 14 shkurt do tu japim pensionimin politik atyre që thonë qytetari nuk vendos

LAJME

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubimin përmbyllës në Prishtinë dhe Vjosa Osmani e cila në listën e Vetëvendosjes mban numrin 2, ka thënë se me 14 shkurt qytetarët do të vendosin për qeveri të shpresës, qeveria e cila nuk do të zgjas vetëm 52 ditë, por për 4 vite.

Ajo ka thënë se vota për numrin 127 është votë kundër korrupsionit, dhe mesazh për kapësit e shtetit.

Pjesë nga fjalimi i saj:

127, mbajeni në mend është votë kundër korrupsionit, është një mesazh për kapësit e shtetit, hapeni rrugë sepse ndryshimi po vjen.

I madh e i vogël, secili qytetarë me të drejtë vote ka votuar me vullnet që ta bëj Kosovën shtet të pavarur. 20 vite pas të gjithë bashkë do ta bëjmë Kosovën shtet duke i larguar e dërguar në pension ata që kurrë nuk ju interesoj interesi juaj por vetëm xhepat e vet.

Qeverinë e shpresë por jo vetëm për 50 ditë por për 4 vite. Ky ka qenë vullneti juaj ju jeni ata që na keni bashkuar.