Vjosa Osmani në konferencë: Qytetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft

LAJME

Kandidatja për presidente nga radhët e VV’së, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë të përbashkët me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

Osmani ka thënë, pas suksesit të VV’së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, se qytetarët dëshirojnë një kapitull të ri.

“Qytetarët e Kosovës e dijnë kur është mjaft, e dijnë se është koha për një kapitull të ri”, deklaroi ajo.

“Përgjegjësia që na e keni dhënë është po ashtu një nder i madh. Ky është kapitull i punëve që do të kryhen”, ka shtuar u.d e presidentit.

Tutje, ajo nuk e ka lënë pa përmend edhe luftimin e korrupsionit, fjali kjo e dëgjuar shumë shpesh në fushatën zgjedhore të VV’së.