Vllasi për zgjidhjen e problemit në dialog: Korrigjimi i kufjive?! Allah, allah…

LAJME

Ish politikani i kohës së ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi,

emisionin Pressing të T7, ka thënë se korrigjimi i kufijve nuk është zgjidhje e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, bota e ka njohur Kosovën me këta kufij që i ka, ndërsa problemi i Kosovës është se nuk njihet nga Serbia.

Korrigjimi i kufijve a?! Allah, allah…”, ka ironizuar me çudi Azem Vllasi.

“Ne e kemi bë shtetin me këta kufij, një ditë kur të kemi njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë, vetëm atëherë mund të merren vesh për korrigjim të kufijve për shkaqe gjeografike”.

Por, Serbia thotë nuk të pranoj si shtet, e ti po ju hyn bisedave për kufij të cilët i ka pranuar bota?”, shtoi Vllasi.