Vucic i kërkon Lajcakut formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

LAJME

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, është takuar sot në Beograd me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, transmeton Gazeta Metro. Vucic ka deklaruar para Lajcakut se Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe ka insistuar se duhet zbatuar marrëveshjet e arritura më herët.

“Përfundimi ynë është që Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mërparshme. Kjo nënkupton edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe gjithçka që nuk është përmbushur”, ka thënë Vucic.

Vucic ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog dhe ai mund të vazhdojë në prill apo maj, ndërsa ka shtuar se beson se SHBA’ja do t’ia lë dialogun BE’së.