Xhavit Haliti: S’besoj që deklaratat e Gërvallës kanë ndikuar që të ngritet aktakuzë ndaj krerëve të UÇK-së, ka qenë e frustruar

LAJME

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Haliti në ATV tha se Gërvalla ka qenë e keqinformuar kur i ka dhënë ato deklarata.

“Donikën unë e kam dëgjuar, në një intervistë në TV e ka pasur dhe po besoj që ka qenë e frustrume nga keqinformimi që e ka pasur në atë kohë dhe nuk e ka pasur ndonjë informatë konkrete për këta njerëz dhe të argumentojë çka ka thënë për ta”, tha Haliti, shkruan Reporteri.net.

Ai gjithashtu tha se nuk beson se deklaratat e Gërvallës kanë ndikuar në ngritjen e aktakuzave.

“Nuk është veç deklarata e saj, janë bërë akuza publike dhe jo publike ndaj UCK-së. Ne kemi pasur përplasje politike por nuk besoj që deklaratat e Donikës kanë ndikuar të ngritën aktakuza ndaj njerëzve të UCK-së. As mua nuk më ka pëlqyer ajo që ka thënë por po besoj se ajo nuk ka qenë e informuar. Ajo nëse jo më shumë atëherë duhet të bëjë një kërkim falje”, tha ai.