Zanfina Ismaili: Unë po kërkoj mashkull, krejt meshkujt janë bo si femna

SHOWBIZ

“Pse je beqare akoma?” ka qenë pyetja që Adelina Ismaili ia bëri motrës së saj Zanfinës.

E përgjigja e Zanit ka qenë unike, madje, pak me thumb për pretenduesit e saj.

“Në fillim ka mendu qe jam t’u zgjedh shumë, po, mandej e kam kuptu qe kjo punë është 50 me 50. Në fakt, normal, si femër kom interesim për mashkuj, unë po kërkoj mashkull, e krejt meshkujt janë bo si femra” tha Zanfina.

Kjo përgjigje e saj u replikua nga Adelina, e cila tha Zanit se jo të gjithë janë të njëjtë.